Lidhje

Piratët somalezë rrëmbejnë një cisternë greke me 28 vetë në bord


Piratët somalezë kanë rrëmbyer një cisternë detare nafte me një ekuipazh prej 28 vetësh në bord.

Autoritetet detare thonë se anija, që lundronte nën flamurin grek u kap dje në Oqeanin Indian, gjatë lundrimit nga Lindja e Mesme për në Shtetet e Bashkuara.

Ka njoftime se anija e cila mund të transportojë mbi 2 milionë fuçi nafte, ishte e mbushur plot kur u rrëmbye nga piratët. Në bazë të çmimit të naftës sot në bursë, anija ka një ngarkesë me vlerë prej 150 milionë dollarësh.

Në zhvillime të tjera, Natoja thotë se forcat e saj detare kanë kapur 9 piratë somalezë, të cilët sulmuan dje një anije spanjolle peshkimi.

Një deklaratë e Natos thekson se një anije e marinës ushtarake portugeze dhe një anije patrullimi nga Ishujt Sejshele i kapën sot piratët në një operacion të përbashkët.//kk//

XS
SM
MD
LG