Lidhje

Kosovë: Fillon marrja në pyetje e personit që akuzoi për vrasje politike


Policia e Kosovës tha se ka filluar marrja në pyetje e Nazim Bllacës, i cili një ditë më parë hodhi akuza publike për përfshirjes të zyrtarëve të lartë siç tha ai në vrasje politike.

Dje Nazim Bllaca nga fshati Ribar i komunës së Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, doli para gazetarëve në Prishtinë dhe tha se ishte përfshirë në një numër vrasjesh të periudhës së pasluftës, të cilat sipas tij, janë urdhëruar nga zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai tha se gjatë viteve 1999 - 2003 ka shërbyer në radhët e Shërbimit Informativ të Kosovës dhe gjatë kësaj kohe ka vrarë një person dhe ka marrë pjesë në vrasje të tjera. Zyrtarë të EULEX-it përmes një deklarate të shkurtër thanë se çështja është në duart e prokurorit të posaçëm të këtij misioni dhe nuk mund të japin më shumë hollësi.

Akuzat nxitën reagime të shumta në Kosovë. Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu u bëri thirrje organeve vendase e ndërkombëtare të drejtësisë, të ndriçojnë të gjitha pohimet e Bllacës dhe të ndërmarrin masat sipas ligjeve në fuqi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se ditët e fundit janë vërejtur sinjale nga qarqe të caktuara, që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe futjen në anarki të institucioneve të shtetit. Ai thotë se këto veprime janë të orkestruara mirë për të përkuar me fillimin e procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe me periudhën e mes fushatës elektorale.//kk//

XS
SM
MD
LG