Lidhje

Irani thotë se diplomacia mbetet alternativë për programin bërthamor


Kryetari i parlamentit iranian thotë se Teherani ende dëshiron të gjejë një zgjidhje diplomatike për mosmarrëveshjet ndërkombëtare lidhur me programin e tij bërthamor.

Ali Larijani tha sot se beson që ka ende vend për diplomaci. Por ai shtoi se qëndrimi i Iranit do të varet nga veprimet e fuqive botërore.

Më parë, shefi i Iranit për programin bërthamor Ali Akbar Salehi tha se vendimi i Teheranit për të ndërtuar 10 centrale të reja për pasurimin e uraniumit ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë e thirrjeve të Agjencisë bërthamore të OKB-së që Irani të ndalë veprimtaritë e pasurimit. Zoti Salehi i tha radios shtetërore sot se Teherani donte t'i jepte rezolutës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike një përgjigje të fortë.

Dje, Irani njoftoi se ka në plan të ndërtojë 10 centrale të reja bërthamore të madhësisë së centralit në Natanz. Teherani thotë se 5 pika për ndërtimin e centraleve të reja kanë marrë aprovim.//kk//

XS
SM
MD
LG