Lidhje

Hyn në fuqi Traktati i Lisbonës



Sot hyn në fuqi traktati i Bashkimit Evropian që synon ta bëjë bllokun një forcë më të madhe në skenën botërore.

Traktati i Lizbonës lehtëson procesin vendim-marrës së BE-së dhe krijon postin e një Presidenti të përhershëm. Posti i ri synon të krijojë një udhëheqje më të qëndrueshme në sistemin e rotacionit të kryesisë së BE-së, që do të vazhdojë të operojë me një rol më të dobët. Ish kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy që e merr këtë post fillon detyrën në 1 janar, pritej të merrte pjesë në festimet për traktatin në Lisbonë sot në mbrëmje.

Van Rompuy bëri vizita të shkurtra sot në Ljubljanë të Sllovenisë dhe Milano të Italisë për të ndërtuar marrëdhënie me shtetet anëtare. Ai tha se do t’u shmangej në përgjithësi komenteve për çështje politike derisa sa të marrë detyrën më 1 janar.

Ish-komisionerja e Britanisë e Bashkimit Evropian Kethrin Ashton u caktua si shefe e politikës së jashtme. //rd//

XS
SM
MD
LG