Lidhje

Parlamenti australian hedh poshtë ligjin për pakësimin e gazeve karbonike


Parlamenti i Australisë e hodhi poshtë një ligj, i cili kërkonte pakësimin e ndotjes nga gazi karbonit me 25 për qind deri në vitin 2020, por qeveria ka plane për ta paraqitur përsëri këtë ligj vitin e ardhshëm.

Zëvendëskryemnistrja australiane Julia Gillard, e cila po zëvendëson kryeministrin Kevin Rudd, ndërsa ai ndodhet jashtë vendit, tha sot se qeveria do ta paraqesë përsëri projektligjin e paraqitur nga kryeministri në muajin shkurt.

Senati i Australisë votoi dje kundër projektligjit, me 42 vota kundër dhe 33 vota pro. Dje, opozita konservatore e Australisë zgjodhi një udhëheqës të ri, Tony Abbot, i cili është zotuar për ta hedhur poshtë projektligjin. Ligji kërkon vënien e një takse ndaj çlirimit të gazeve industriale, duke filluar nga viti 2011, me synim kufizimin e ndotjes së mjedisit në përgjithësi.//kk//

XS
SM
MD
LG