Lidhje

Irani liron pesë britanikët e kapur javën e kaluar


Autoritetet iraniane liruan pesë britanikët që u kapën javën e kaluar në Gjirin Persik me jahtin e tyre. Në një deklaratë të Gardës Revolucionare thuhet se pas hetimit u arrit në përfundimin se hyrja e paligjshme në ujërat iraniane ishte thjesht një gabim.

Ministria e jashtme britanike konfirmoi lirimin dhe tha se shtetasit britanikë pritet të mbërrijnë në Dubai. Forcat iraniane të marinës ndaluan britanikët më 25 nëntor ndërsa po lundronin nga Bahreini në Dubai, për një garë.

Kompania që ka në pronësi jahtin tha se anija mund të ketë devijuar në ujrat iraniane për shkak të një problemi me motorrin. Lajmi erdhi disa orë pasi Ministri i Jashtëm britanik David Miliband foli me homologun e tij iranian Manocher Motaki dhe i kërkoi atij të qartësonte informacionin lidhur me incidentin.//kk//

XS
SM
MD
LG