Lidhje

GJND: Dëshmi nga Gjermania, Shqipëria, A. Saudite, Argjentina


Në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ka vazhduar sot dita e dytë e procesit të shqyrtimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, me paraqitjet e Shqipërisë, Gjermanisë e Arabisë Saudite në favor të saj dhe Argjentinës që e kundërshton atë.

Dje përfaqësuesit e Serbisë e cilësuan pavarësinë e Kosovës si shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa ata të Kosovë thanë se pavarësia është e pakthyeshme dhe në të mirë të paqes e qëndrueshmërisë së tërë rajonit.

Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare nuk presin ndonjë vendim të prerë të Gjykatës, opinioni i së cilës nuk është detyrues ndaj asnjërës palë.

Në fillim të seancës së sotme, ekspertë ligjorë serbë argumentuan se deklarimi i pavarësisë së Kosovës ishte shkelje ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe se në se mbahet në fuqi, ajo do të vendoste një precedent të rrezikshëm, duke inkurajuar lëvizjet separatiste në mbarë botën.

Në Gykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të flasin përfaqësues të 28 shteteve lidhur me çështjen e Kosovës. Seanca e dëgjimore pritet të përfundojë më 11 dhjetor, ndërsa opinioni jo-detyrues i gjykatës pritet të jepet vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG