Lidhje

Shqipëri: Vazhdojnë përplasjet dhe akuzat pozitë-opozitë


Sot është dita kur përfundon afati 10 ditor, që opozita në Shqipëri i ka venë qeverisë për hapjen e kutive të votimit dhe trasparencën e zgjedhjeve të 28 qeshorit. Sot, nënkryetarja e Partise Demokratike, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e quajti kërkesën e opozitës një ultimatum drejtuar shtetit ligjor. Ndërkohë, Partia Socialiste, akuzoi sot shumicën në pushtet se i është përgjigjur kërkesave të saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit me akuza agresive, shpifje e kërcënime. Opozita e ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj. Nesër pritet që socialistët të mbledhin sërish grupin e tyre parlamentar për të vendosur rreth veprimeve që do të ndërmarrin.

XS
SM
MD
LG