Lidhje

Radovan Karaxhiç përpiqet përsëri të sfidojë Hagën


Një këshilltar i Radovan Karaxhiçit thotë se ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes ka në plan të sfidojë një urdhër, sipas së cilit i është caktuar një avokat nga gjykata në gjyqin e tij për krimet e luftës.

Këshilltari Pitër Robinson thotë se Karaxhiçi do të depozitojë një mocion nesër tek gjykata për krime lufte për ish-Jugosllavinë, me anë të së cilës kërkon që avokati nga Londra Riçard Harvi i caktuar nga gjykata, të shkarkohet.

Gjykata e Hagës caktoi muajin e kaluar avokatin Harvi që të mbrojë Radovan Karaxhiçin, kurdo që ai nuk paraqitet në gjykatë. 64 vjeçari Karaxhiç është vetëmbrojtur dhe ka bojkotuar disa seanca gjyqësore javët e fundit.

Ai përballet me 11 akuza që përfshijnë genocidin dhe krime kundër njerëzimit gjatë konflikteve të Ballkanit në vitet 1990. Gjyqi i tij rifillon më 1 mars. Radovan Karaxhiç mund të dënohet me burgim të përjetshëm, nëse shpallet fajtor.//lk

XS
SM
MD
LG