Lidhje

Këngëtarët me më tepër emërime për Çmimin Grammy


Mbrëmë në Los Anxhelos u bënë emërimet e përvitshme të çmimeve Grammy për muzikën, një ceremoni e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizion. Këngëtaret që morën më tepër emërime ishin ajo e muzikës R&B Bjonse dhe ylli i muzikës country Taylor Swift. Bjonce u emërua për 10 Çmime Grammy dhe Swift mori 8 emërime.

Të dyja këto këngëtare do të konkurrojnë me njëra tjetrën në tre kategori, atë të albumit më të mirë, këngës më të mirë dhe regjistrimit më të mirë të vitit. Mes këngëtarëve të tjerë që siguruan emërime mbrëmë ishin Lady Gaga, me 5 emërime, grupi The Black Eyed Peas, me 6 emërime Grammy, këngëtari R&B Maxwell dhe ai i rap-it, Kenye West. Fituesit e çmimeve Grammy do të shpallen më 31 janar, në Ceremoninë e 52-të të përvitshme të Çmimeve Grammy, që mbahet në Qendrën Staples të Los Anxhelosit.//lk

XS
SM
MD
LG