Lidhje

Udhëheqësi ushtarak i Guinesë plagoset nga ushtarët e tij


Një zëdhënës i qeverisë së Guinesë tha se udhëheqësi ushtarak i vendit u plagos në një sulm nga ushtarët e tij.

Ministri i Guinesë për komunikacionin tha se dje ushtarë tradhëtarë qëlluan mbi udhëheqësin ushtarak kapitenin Musa Dadis Kamara, por ai tha se presidenti është mirë dhe jeta e tij nuk është në rrezik.

Ministri i komunikacionit tha se një ndihmës i ngushtë i presidentit, Aboubacar Toumba Diakite, qëndronte pas këtij sulmi. Zyrtarët ushtarakë me vonë thanë se zoti Diakite ishte arrestuar.

XS
SM
MD
LG