Lidhje

SHBA-Rusi pranë marrëveshjes për armët bërthamore


Zyrtarë amerikanë dhe rusë thanë se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të zëvendësojë traktatin për armët bërthamore, të cilit nesër i skadon afati.

Zyrtarët thanë se puna intensive në përgatitjen për nënshkrimin e traktatit, është drejt përfundimit. Negociatorët rusë dhe amerikanë në Gjenevë po punojnë për një marrëveshje për armët që do të zëvendësojë traktatin e Pakësimit të Armëve Srategjike, i njohur si START.

Traktati i ri do t'i pakësojë më tej arsenalet e armëve bërthamore amerikane dhe ruse, si dhe sistemet e nevojshme për nisjen e këtyre armëve. Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti rus Dmitri Medvedev ranë dakort në samitin e Moskës në korrik që të shkurtojnë numrin mbushjeve bërthamore nga niveli ekzistues në 1,500 deri në 1,675 gjatë 7 viteve të ardhshme në kuadrin e traktatit të ri. Marrëveshja e re duhet ratifikuar nga Senati amerikan dhe Duma ruse përpara se të fillojë zbatimi i saj.

XS
SM
MD
LG