Lidhje

SHBA mirëpresin vendimin e aleatëve për dërgimin e trupave shtesë në Afganistan


SHBA po i mirëpresin marrëveshjet e dhjetra vendeve për dërgimin e mijëra ushtarëve të tjerë në Afganistan. Sekretarja amerikane Shtetit Hillary Clinton tha se Forca e Ndihmës Ndërkombëtare për Sigurinë po e mbështet strategjinë e paraqitur këtë javë nga Presidenti Obama për Afganistanin.

Zonja Clinton i bëri këto komente sot, në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. Të martën Presidenti Obama premtoi në një fjalim të shumëpritur vendosjen e 30 mijë trupave amerikane shtesë në Afganistan.

Po sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fo Rasmussen bëri të njohur se të paktën 25 vende do të dërgojnë rreth 7 mijë trupa shtesë në Afganistan vitin e ardhshëm. Kjo shifër e shton me dy mijë vetë numrin e mëparshëm të forcave shtesë të aleatëve, por diplomatët thonë se Washingtoni u ka kërkuar vendeve të NATO-s deri në 10 mijë trupa shtesë.

Dy shtetet më të mëdha evropiane, Gjermania dhe Franca, nuk kanë bërë premtime lidhur me rritjen e numrit të trupave të tyre në Afganistan. Megjithatë, zoti Rasmussen tha se parashikon shtimin e numri të trupave në muajt e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG