Lidhje

Rusi: Varroset një prej viktimave të zjarrit në një klub nate


Në qytetin rus Perm të Uraleve, u zhvillua sot varrimi i një prej viktimave të zjarrit që përfshiu një klub nate dje herët në mëngjes, ku gjetën vdekjen të paktën 112 veta.

Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve nga zjarri mund të rritet sepse shumë prej viktimave të shtruar në spital janë në gjendje kritike.

Presidenti rus Dimitri Medvedev e deklaroi 7 dhjetorin ditë zie kombëtare për viktimat.

Zoti Medvedev kërkoi dënime të ashpra për pronarët e klubit, për të cilët ai tha se kishin injoruar vazhdimisht paralajmërimet e inspektorëve të zjarrit.

Autoritetet ruse kanë arrestuar 5 persona, mes tyre menaxherin, pronarin dhe themeluesit e klubin, nën akuzat për shkelje të rregullave të sigurisë.

Ministri i brendshëm rus dhe ai i zhvillimit social shkuan në vendin e ngjarjes në rajonin e Uraleve në lindje të Moskës për të bashkërenduar hetimet mbi tregjedinë që plagosi të paktën 134 veta, shumë prej tyre rëndë. (ze)

XS
SM
MD
LG