Lidhje

Itali, Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeminstrit Berluskoni


Mijëra njerëz marshuan sot në kryeqytetin e Italisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Silvio Berluskoni.

Protesta në Romë me titullin Dita Jo-B, shkronja e parë e emrit të Berluskonit, u organizua përmes internetit. Faqja e grupit në Facebook ka rreth 350 mijë përkrahës.

Zoti Berluskoni po humbet popullaritet ndërsa përballet me akuzat për korrupsion dhe një seri skandalesh seksuale.

Në zhvillimet më të fundit, një anëtar i mafias deklaroi dje në një gjykatë të Torinos se udhëheqësi italian ka lidhje me krimin e organizuar, akuzë që zoti Berluskoni e hedh poshtë.

Ai gjithashtu përballet me akuza për manipulim taksash dhe korrupsion në gjykime në Milano. //mm//

XS
SM
MD
LG