Lidhje

Projekti "Playing for change" bashkon botën përmes muzikës

  • Amra Alirejsovic

Autori dhe producenti i filmave, fitues çmimesh në këtë fushë, Mark Johnson, është themelues i një prej grupeve muzikore më të njohura të botës. Gjatë 10 vjetëve të fundit, ai ka bashkuar muzikantë, të cilët jetojnë me mijëra kilometra larg, në të projekt që quhet “Playing for Change”, të interpretosh për të sjellë ndryshim. Synimi i këtij projekti është të sjellë paqen në botë përmes muzikës. Johnson aktualisht po kryen një turne në Amerikën Veriore me disa nga muzikantët që janë pjesë e projektit “Playing for Change”.

Grupi “Playing for Change” ka pjesëtar të sajin një këngëtar endacak nga Nju Orlinsi, xhezbandistë amerikanë indigjenë, këngëtarë kori jugafrikanë, si dhe muzikantë nga dhjetra vende të tjera, që nga Spanja e deri Nepali. Fituesi i çmimit Grammy Mark Johnson, thotë se e impresionoi së tepërmi fuqia e muzikës, kur pa dy murgj të intrepretonin në një platformë të metrosë së Nju Jorkut.

"Atë ditë ishte një moment i jashtëzakoshëm; 200 vetë ndaluan dhe nuk hipën në tren, që të gjithë duke dëgjuar muzikën e tyre. Disa njerëz filluan edhe të qanin e qeshnin njëkohësisht. Ky grup njerëzish që zakonisht vrapojnë për të hipur në tren, i bashkoi atë ditë muzika, në një gjuhë që ata as që e kuptojnë".

Regjistrimi i parë i Mark Johnsonit për këtë projekt ishte një muzikant endacak në Santa Monika të Kalifornisë, që këndonte këngën “Stand by Me”. Pastaj ai shkoi nëprë botë, duke përdorur një studio regjistrimi lëvizëse dhe regjistroi37 muzikantë duke kënduar të njëjtën këngë, “Stand by Me”. Videoja është parë në Intrenet më tepër se 30 milionë herë. Menjëherë pas kësaj, Johnsonregjistroi më tepër se 100 muzikantë, bëri një CD dhe një dokumentar në DVD, që përmbante hite të tilla si “One Love” dhe “Don’t Worry”. Regjistrimi i titulluar “Playing for Change: Peace through music”, u shit në mbi 26 mijë kopje javën e parë që doli në treg.

Por ashtu sikurse është e rëndësishme përsa i përket muzikës, Johnson thotë se Playing for Change, mesazhi i organizatës i kalon kufijtë e artit muzikor:

"Playing for change” është një lëvizje që përfshin njerëzit nga e gjithë bota, të cilët besojnë se përmes muzikëa ne mund të frymëzojmë njëri tjetrin, që të bashkohemi. Në një botë kaq të përçarë, “Playing for change” po përpiqet të krijojë një lidhje frymëzuese për racën njerëzore përmes muzikës."

Për turneun në Amerikën Veriore të grupit, Johnson bashkoi një grup prej 10 muzikantësh nga 7 vende të botës.Këngëtari i muzikës SOUL nga Surinami, Clarence Bekker ka jetuar në Amsterdam. Ai thtoë se ju desh kohë të interpretonteme muzikantë të cilët nuki njihte:

"Provat e para dhe intrepretimi i të gjithë bandës njëherësh të jepte një ndjesi e çuditëshme. Isha pak nervoz, sepse nuk e dija se kush do të ishte në kompleks në se do të më pëlqenin ata njerëz, apo jo. Por sot ju them se nga sekonda e parë që u njohëm, ne kemi qëndruar bashkë si një familje e vetme."

Muzikanti kongolez Mermans Kenkosenki thotë se është privilegj i veçantë të jesh pjesë e këtij grupi muzikor. Ai thotë:

"Për mua është një ëndër e bërë realitet. Në vendin tim thonë se muzika është ushqimi i shpirtit. Për mua si muzikant, është ëndër të përhapësh muzikën. La ta bëjmë botën më të mirë për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë."

Kitarristi jugafrikan Luis Mhanga i rritur në Zimbabwe, thotë se jesh pjesë e “Playing for Change” do të thotë të përhapësh një mesazh të rëndësishëm.

Përveç interpretimit, “Playing for Change” ka edhe një fondacion synimi i të cilit është t’u japë pajisje muzikore dhe programe edukative komuniteteve të varfëra në mbarë botën. Deri grupi, ai ka hapur shkolla muzike në Afrikën e Jugut, Gana dhe Nepal dhe po punon për një të katërt në Mali. Krahas edukimit të të rinjve me ndjenjën e bukurisë së muzikës, shkollat janë një tjetër mënyrë për përhapjen e mesazhit të grupit “Playing for Change”. Mark Xhons thotë:
"Një projekt si ky na tregon se njerëzit mund të bashkohen, të kenë besim tek njëri tjetri, të respektojnë ndryshimet dhe të festojnë lidhjet mes tyre."//mm//
XS
SM
MD
LG