Lidhje

Organizata hebraike J-Street dhe kauza e saj për paqe


Për dekada me radhë, Komisioni amerikano-izraelit, për Çështjet Publike AIPAC, ka qenë një organizatë lobiste në Shtetet e Bashkuara, pro Izraelit me një numër të madh anëtarësh, rreth 100 mijë vetë sipas burimeve të vetë organizatës, përfaqësues të 6 milionë hebrejve të Amerikës. Por tani ka dalë një tjetër organizatë lobiste pro izraelite në Washington, J-Street, që e prezanton veten si organizatë pro-paqes dhe pro-Izraelit. Ky grup mbajti kuvendin e vet të parë kombëtar, ku morën pjesë hebrej të shquar nga SHBA dhe Izraeli. Konferenca që u mbajt në kryeqytetin amerikan, tërhoqi mbi 1mijë e 500 pjesëtarë entuziastë në atë që disa e quajnë fillimin e një lëvizjeje dhe të një mënyre të re për mbështetjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Jeremy Ben-Ami është drejtori ekzekutiv i grupit JStreet. JStreet thotë se është një organizatë e re lobiste pro-izraelite me seli në Washington. Ajo kërkon që t’i jepet fund konfliktit izraelito-palestinez përmes zgjidhjes me dy shtete.

Kjo organizatë u formua 18 muaj më parë. Që nga ajo kohë, JStreet ka siguruar mbështetje në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael, por jo nga qeveria izraelite.

Ky grup thotë se rritja e madhe e tij pasqyron përçarjen në komunitetin amerikano-hebraik, kur një numër përherë e më i madh hebrejsh po mbështesin krijimin e një shteti palestinez dhe eliminimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Grupi thotë seofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës janarin e kaluar i tronditi një numër të madh amerikano-izraelitësh. Të tjerë u deziluzionuan nga, nga mungesa e interesit që shfaqi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në procesin e paqes, si dhe refuzimi i rij për të ndaluar ngritjen e vendbanimeve hebraike. Shumë vetë si shprehet Susan Adelman nga Kalifornia thonë se janë lodhur nga përkrahja pa kushte për Izraelin nga organizata të tjera pro-izraelite:

“Sa herë dua të ngre një pyetje, të shohin si anti-semitiste, anti-izraelite, si njeri që urren hebrenjtë. Nuk është e vërtetë”.

Ben-Ami thotë se dëshiron që Izraeli të vazhdojë të përparojë. Ai beson se e vetmja mënyrë është përmes një marrëveshje paqeje dhe krijimit të shtetit palestinez. Koha nuk pret, thotë ai:

Brenda disa vjetësh, ndoshta një dekade, apo më pak, ne nuk e dimë, do të ketë më tepër popullsi jo hebraike se sa hebrej, në zonën mes Jordanisë dhe Mesdheut. Në atë moment, Izraeli do ta ketë humbur shansin për t’u bërë një vend demokratik, apo vend i hebrejve.

Mbështetja e madhe për grupin JStreet shtrihet deri tek Shtëpia e Bardhë. Këshilltari i Presidentit Obama për Sigurinë Kombëtare James Jones ishte folësi kryesor në konferencë. Ai tha se administrata aktuale e mbështet grupin JStreet.

Nëse do t’i bëja një rekomandim Presidentit, që ai të përpiqej për të zgjidhur një problem, do të ishte pikërisht ky konfikt.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe anëtarë të Kongresit amerikan, si dhe ish gjeneralë izraelitë dhe anëtarë të parlamentit izraelit, Knesset.

Colette Avital, ish ambasadore e Izraelit, thotë se shumica e hebrenjve të Amerikës mbështesin procesin e paqes.

Deri në 79 për qind e hebrenjve në Amerikë kanë mbështetur vazhdimisht politikat paqësore. Sigurisht, që ata mbështesin edhe nismën e zotit Obama për ta çuar përpara procesin e paqes.

Por organizata J Street ka edhe kritikues. Komiteti për Çështje Americano-Izraelite, AIPAC nuk e pranoi kërkesën e

Zërit të Ameriksë për intervistë. Ai ka qenë prej një kohe të gjatë një organizatë lobiste pro-Izraelit në Shtetet e Bashkuara, e mbështetur nga qeveria izraelite. AIPAC dhe organizata të tjera konservatore hebraike e konsiderojnë JStreet si një grup që nuk mbron interesat e Izraelit.

Ditën e fundit të konferencës, pjesëmarrësit lobuan tek më tepër se 100 anëtarë të Kongresit. Ata u thanë ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara duhet ta çojnë përpara procesin e paqes dhe zgjidhjen me dy shtete.

Elliot Paul Rothman është nga Bostoni. Ai u takua me disa përfaqësues, të Kongresit, mes tyre edhe një nga Pensilvania.

"Kongresmeni pranoi se i nevojitet shumë informacion për t’u njohur me zhvillimet më të fundit që po ndodhin në Izrsel, që nuk është fusha e tij, megjithëse ai në fakt e ka mbështetur grupin JStreet".

JStreet e cilësoi konventën e parë kombëtare të suksesshme dhe ka në plan të vazhdojë me këto ritme.

XS
SM
MD
LG