Lidhje

Policia përleshet me protestuesit në Athinë


Policia në Athinë ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që godisnin me gurë, në përvjetorin e vrasjes së një adoleshenti nga një polic grek.

Policia ndërhyri sot pasi protestuesit thyen dritaret e një banke dhe hodhën fishekzjarre dhe objekte të tjera kundër policëve. Autoritetet thanë se rreth 50 njerëz u ndaluan nga policia. Media vendase njoftoi se një administrator i Universitetit të Athinës u shtrua në spital mbasi u sulmua nga protestues me maska të cilët hynë me forcë nëpër zyra për t'i marrë ato nën kontroll.

Përleshjet shpërthyen kur disa mijëra njerëz marshuan për të kujtuar vrasjen nga policia e Athinës e një djali 15 vjeçar vitin e kaluar. Oficerët e policisë thanë se ata hapën zjarr paralajmërues, por dëshmitarët në vendgjarje thanë se një nga oficerët e vuri në shënjestër adoleshentin. Dhuna u përhap sot dhe në qytetin verior të Selanikut, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, ku të rinjtë hodhën shishe me benzinë drejt policisë, thyen dyert e dyqaneve dhe u vunë zjarrin disa makinave. //rd//

XS
SM
MD
LG