Lidhje

Kopenhagë: Hapet konferenca për ndryshimet e klimës


Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës u hap në Kopenhagë me thirrje për veprime të ngutshme dhe me sigurime se marrëveshja për të luftuar ndryshimet klimatike është e afërt.

Kryeministri danez dhe mikpritësi i konferencës, Lars Lokke Rasmussen u tha delegatëve të 192 vendeve se bota i ka dretuar sytë nga ata për një të ardhme më të mirë.

Shefi i çështjeve të klimës pranë OKB-së, Yvo de Boer tha se ka ardhur koha për rezultate, pas dy vite bisedimesh për të zëvendësuar traktatin ekzistues të Kombeve të Bashkuara për mjedisin. Ky traktat, i quajtur Protokolli i Kiotos, skadon në vitin 2012.

Delegatët do të përpiqen këtë javë të hartojnë një plan për pakësimin e emetimeve karbonike në atmosferë, të cilat lidhen me ngrohjen globale. Ata duhet të bien dakord rreth një mekanizmi financimi për të ndihmuar vendet e varfëra të përballojnë koston e zhvillimit ndërkohë që u përmbahen rregullave për pakësimin e gazeve.

Kryetarë shtetesh nga 110 vende pritet të marrin pjesë në konferencë në ditët e saj të fundit javën e ardhëshme. //ii

XS
SM
MD
LG