Lidhje

Athinë: Përleshje të reja mes policisë dhe protestuesve


Në Athinë shpërthyen përleshje të reja mes policisë dhe protestuesve, në ditën e dytë të demonstratave me rastin e përvjetorit të parë të vrasjes nga policia të një adoleshenti grek.

Policia përsëri përdori sot gazin lotsjellës dhe bëri arrestime të reja ndërkohë që qindra demonstrues hidhnin gurë dhe thyenin dritare ndërtesash. Shumica e protestuesve ishin studentë.

Të paktën 16 policë dhe 5 protestues u plagosën dje në Athinë. Autoritetet thonë se të paktën 200 protestues u arrestuan në kryeqytet dhe në qytetin verior të Selanikut.

Vdekja më 6 dhjetor 2008 e të riut Aleksis Grigoropulos u bë shkak për protesta ndër më të mëdhatë që ka parë Greqia prej dekadash, ku grupe të rinjsh thyenin xhama dhe u vinin zjarr makinave në disa qytete të mëdha të vendit.

Dy policë të akuzuar për vrasjen pritet të dalin para gjyqit muajin e ardhshëm.//ii

XS
SM
MD
LG