Lidhje

Sot, 68 vjetori i sulmit japonez mbi Pearl Harbor


Presidenti Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të përkujtojnë 68 vjetorin e sulmit japonez mbi bazën ushtarake amerikane Pearl Harbor në Hawai. Presidenti e shpalli 7 dhjetorin “Dita kombëtare e Përkujtimit të Pearl Harbor-it”.

Ai u ka bërë thirrje agjencive federale amerikane dhe qytetarëve amerikanë të ngrenë flamurin amerikan në gjysëm shtize për të nderuar kujtimin e ushtarëve amerikanë të vrarë në Pearl Harbor.

Më 7 dhjetor të vitit 1941, avionë japonezë kryen atje një bombardim masiv pak para orës 8 të mëngjesit. Në këtë sulm u vranë mbi 2 mijë e 400 amerikanë dhe u fundosën 5 anije luftarake duke i bërë Shtetet e Bashkuara të marrin vendimin për të hyrë Luftën e Dytë Botërore.

Mijëra veteranë të Luftës dhe vëzhgues të tjerë u mblodhën sot në një ceremoni në vendin ku u fundos një nga luftanijet amerikane, USS Arizona. Në atë anije humbën jetën mbi 1 mijë e 100 ushtarë të Marinës dhe ajo ende ndodhet në fund të oqeanit. Ajo shërben sot si një memorial, për atë që presidenti amerikan Franklin Ruzvelt e quajti "një ditë e zezë" për Amerikën. //ii

XS
SM
MD
LG