Lidhje

Irani shtyp me dhunë protestat në disa qytete të vendit


Irani ka shkaktuar kritika ndërkombëtare pasi forcat e sigurisë të atij vendi përdoren gaz lotsjellës dhe shkopinj kundër mijëra demostruesve që pushtuan rrugët në protesta kundër qeverisë.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International e dënuan shtypjen policore.

Mijëra studentë dhe protestues të tjerë organizuan demostrata në Teheran dhe qytete të tjera të henën. Disa prej protestuesve thirrnin, vdekje diktatorit, duke ju referuar presidentit Ahmadinezhad. Të tjerë dogjën portete të udhëheqësit suprem iranian.

Dëshmitarët thonë se policia dhe milicia pro qeveritare patrulloi rrugët e Teheranit, duke rrahur demostruesit me shkopinj dhe hedhur gaz lotsjellës.

Demostruesit e transformuan tubimin e Ditës Studentore në protesta kundër rizgjedhjes së debatuar me 12 qershor të presidentit Ahmadinezhad. Disa aktivistë opozitarë u arrestuan përfshi udhëheqësin studentor, Majid Tavakoli të universitetit të Teheranit, Amir Kabir. //kh//

XS
SM
MD
LG