Lidhje

Obama, Erdohan diskutojnë mbi Iranin dhe Afganistanin


Ndërkohë që bisedimeve u erdhi fundi, dy udhëheqësit u përqendruan në anët pozitive. Presidenti Obama falenderoi Turqinë për përpjekejt e saj në Afganistan, ku ajo komandon forcat paqeruajtëse të Natos në Kabul.

“Falenderova kryeminstrin Erdohan dhe popullin turk për kontributun e tyre të shkëlqyer për stabilizimin e Afganistanit.”

Turqia është vendi i vetëm me shumicë myslimane që po punon me forcat amerikane në Afganistan. Trupat e saj nuk përfshihen në veprime të armatosura, por ato merren me trajnimin e ushtrisë afgane.

Para se të vinte në Uashington, zoti Erdohan e bëri të qartë se niveli i trupave turke në Afganistan ishte i mjaftueshëm. Presidenti Obama, i cili urdhëroi javën e kaluar dislokimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan, u ka bërë thirrje vendeve aleate që të dërgojnë përforcime. Por gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët, ai nuk përmendi një kërkesë të tillë për Turqinë.

Zoti Obama, megjithatë, pranoi përpjekjet e Ankarasë për shtimin e influencës në rajon. Ai foli specifikisht rreth programit bërthamor iranian dhe rolit të Turqisë për t’i mbushur mendjen Teheranit që të respektojë rregullat dhe normat ndërkombëtare.

“Besoj se Turqia mund të jetë një lojtar i rendësishëm për të bërë që Irani të ecë në atë drejtim.”

Turqia dhe Irani janë partnerë të fuqishëm tregtar. Ndaj, kryeministri Erdohan është munduar ta pozicionojë Turqinë si negociatore në mosmarrëveshje. Udhëheqësi turk u tha gazetarëve se vendi i tij është i gatshëm për të bërë gjithçka për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Presidenti Obama dhe kryeministri Erdohan gjithashtu shfrytëzuan takimin për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për të luftuar terrorizmin. Presidenti Obama foli edhe rreth viktimave të terrorizmit në Turqi.

“I shpreha ngushëllimet kryeminstrit dhe popullit turk për sulmet e fundit terroriste që ndodhën atje dhe i premtova mbështetjen amerikane për sjelljen e autorëve të kësaj dhune para drejtësisë.”

Takimi në Shtepinë e Bardhë pritej të zgjaste rreth 30 minuta dhe më pas një drekë. Por bisedimet zgjatën rreth dy orë, çfarë reflekton çështjet e panumërta që dy vendet ndajnë.//kh//

XS
SM
MD
LG