Lidhje

Karzai: Duhen 20 vjet që ta përballojmë vetë koston e sigurisë


Presidenti afgan Hamid Karzai tha se qeverisë së tij mund t’i duhen 20 vjet që të arrijë të përballojë financiarisht forcat e sigurisë për të përballuar kryengritjen.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Kabul me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Robert Gates, zoti Karzai përsëriti shpresën e tij se forcat afgane do të jenë të afta për të përballuar sigurinë e vendit brënda 5 vjetësh. Zoti Gates tha se shpreson që kjo të ndodhë më shpejt.

Sekretari i Mbrojtjes shkoi në Afganistan për një vizitë të panjoftuar më parë, për t’u kërkuar udhëheqësve afganë të fuqizojnë forcat e sigurisë.

Zoti Gates viziton Afganistanin pas vendimit, javën e kaluar të Presidentit Obama për shtimin e 30 mijë trupave të tjera amerikane në atë vend dhe fillimin e tërheqjes së tyre pas 18 muajsh, ndërsa forcat afgane marrin më tepër përgjegjësi për vendin e tyre.

Zoti Gates the se tërheqja e trupave amerikane mund të vazhdojë për disa vjet. //ii

XS
SM
MD
LG