Lidhje

Stavridis, shkurtimet pasqyrojnë përparimin e arritur në Kosovë


Muajin e ardhshëm NATO-ja fillon zbatimin e planeve për shkurtimin e trupave të saj në Kosovë. Komandanti suprem i kësaj aleance, James Stavridis, tha sot në Prishtinë, se shkurtimi pasqyron përparimin e arritur ne vend, duke mohuar që kjo masë të ketë ndonjë lidhje me kërkesat për shtim të numrit të trupave të NATO-s në Afganistan. Për sigurinë në Kosovë krahas trupave të KFOR-it, kujdesen edhe rreth 10 mijë pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, i cili sot shënon një-vjetorin e fillimit të vendosjes në Kosovë.

XS
SM
MD
LG