Lidhje

Tymi i duhanit të të tjerëve shkakton 600 mijë vdekje në vit


Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për më shumë masa mbrojtëse për personat që nuk pinë duhan, duke nënvizuar se tymi i cigareve që pinë të tjerët shkakton 600 mijë vdekje në vit.

Në një raport të publikuar sot, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vetëm 5.4 për qind e popullsisë së botës ishte e mbrojtur nga ligje të efektshme vitin e kaluar.

Organizata e OKB-së thotë se përveç sëmundjeve vdekjeprurëse, ekspozimi ndaj tymit të duhanit mund të rezultojë në probleme të tjera shëndeti që i kushtojnë ekonomisë miliarda dollarë në vit.

Raporti i OBSh-së thekson se ndalimi i duhanit në vende publike është vënë në zbatim në 17 vende. Por organizata thotë se vetëm 22 nga 100 qytetet më të populluara të botës ndalojnë duhanin në vende publike. //ii

XS
SM
MD
LG