Lidhje

Obama: Partitë të bashkëpunojnë për vendet e reja të punës


Presidenti Barak Obama u bëri thirrje anëtarëve të të dy partive në Kongres që të bashkëpunojnë mbi masat për krijimin e vendeve të reja të punës në mënyrë që të ulet shkalla e papunësisë që ka arritur në 10 për qind.

Këto komente presidenti i bëri pas një takimi sot në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit demokratë e republikanë të Kongresit.

Presidenti tha se ata diskutuan rreth planeve për uljen e taksave për t’i inkurajuar bizneset e vogla që të zgjerohen dhe të marrin njerëz në punë. Plani është pjesë e një serie propozimesh që ai parashtroi dje.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Geitner, tha se administrata e presidentit Obama kërkon të zgjasë afatin e programit financiar të ndihmave emergjente deri në tetor të vitit të ardhshëm.
Zoti Geitner i dërgoi një letër udhëheqësve të kongresit për t’i informuar ata rreth kësaj zgjatjeje. Pa këtë letër programi prej 700 miliardë dollarësh skadon në fund të vitit. //ii

XS
SM
MD
LG