Lidhje

Gjenerali amerikan mbështet strategjinë e presidentit Obama për Afganistanin


Komandanti i forcave amerikane dhe atyre të Natos në Afganistan thotë se strategjia e re e presidentit Barak Obama për vendin e shkatërruar nga lufta është e arritshme dhe se 18 muajt e ardhëshëm do të jenë vendimtarë.

Duke folur dje në Kongresin amerikan, gjenerali Stanley McChrystal u tha ligjvënësve se e mbështet plotësisht vendimin e presidentit Obama për dislokimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan.

Komandanti amerikan tha se kapja e udhëheqësit të al-Kaidës, Osama Bin laden është e rëndësishme për mundjen e grupit terrorist. Ai tha se vetë ekzistenca e Bin Ladenit është mjet për rekrutimin e pjesëtarëve të al-Kaidës.

Ambasadori amerikan në Afganistan, Karl Eikenberry, i cili fillimisht e kishte vënë në pikëpyetje shtimin e trupave, tha se edhe ai tani e mbështet planin e presidentit. Ambasadori tha se suksesi amerikan në Afganistan nuk është i garantuar por është i mundshëm.

Si gjenerali McChrystal ashtu edhe ambasadori Eikenberry dëshmuan në komisionet e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për forcat e armatosura. //mm//
XS
SM
MD
LG