Lidhje

Postohet gabimisht në internet manuali për kontrollin në aeroporte


Agjencia amerikane që merret me sigurinë e transporteve, TSA, thotë se gabimisht kishte postuar në internet një manual të brendëshëm mbi praktikat e kontrollit të pasagjerëve nëpër aeroporte.

Dokumenti prej 93 faqesh jep në detaje informacione rreth aftësive të paisjeve që kontrollojnë për sende metali dhe eksplozivë dhe tregon shembuj të dokumenteve të identifikimit për anëtarët e Kongresit, CIA -s dhe forcave federale të rendit që patrullojnë aeroplanët. Po ashtu, dokumenti tregon se kush përjashtohet nga kontrolli i mëtejshëm, përfshi disa politikanë dhe familjet e tyre.

Agjencia amerikane që merret me sigurinë e transporteve, TSA, thotë se manuali i cili ishte postuar në mars, kishte informata sensitive që ishin redaktuar gabimisht përmes një programi kompjuterik.

Si rezultat, përdoruesit e mirë të kompjuterve ishin në gjendje për të zbuluar tekstin që ishte mbuluar me bojë të zezë dhe e kishin përhapur manualin në internet. Pavarësisht heqjes së manualit nga interneti, kopje të dokumentit mund të gjenden në hapsirën kibernetike.

Sipas agjencisë amerikane që merret me sigurinë e transporteve, TSA, manuali ishte i skaduar dhe ishte përmirësuar gjashtë herë që nga ajo kohë. Megjithatë, thotë agjencia, po e shqyrton çështjen me seriozitet dhe po zhvillon në rishikim të plotë.

TSA thotë se është e bindur se masat e sigurisë mbeten të forta.//mm//

XS
SM
MD
LG