Lidhje

OSBE: Megjithë masat, korrupsioni ende mbizotëron në Shqipëri


Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, tha sot se megjithë disa masa të guximshme që janë marrë, korrupsioni mbetet ende mbizotërues në shumë sektorë dhe se ai nuk mund të luftohet pa një gjyqësor funksional e të pavarur.

Duke folur në një takim për çështjen e korrupsionit, ambasadori Bosch tha se gjyqësori duhet të jetë i pavrur nga ndikimet politike si dhe që gjyqtarët të mund të mos blihen apo t0’u bëhet presion nga palët.
Kohët e fundit, tha ai, është parë një farë mungese transparence në trajtimin e rasteve të dyshuara për korrupsion. Kjo, shtoi ai, i sjell gjyqësorit një reputacion të keq. I krijon publikut përshtypjen se personat që mund të jenë fajtorë nuk janë dënuar e për më tepër krijon një hije dyshimi mbi personat e pafajshëm të cilët janë akuzuar për korrupsion.

Ambasadori Bosch shprehu shqetësim për çështjen e financimit të partive politike duke shtuar gjithashtu se mungesa e transparencës dhe baza e paqartë ligjore për të drejtat e pronës e vështirësojnë ndalimin e praktikave korruptive. //ii

XS
SM
MD
LG