Lidhje

Ankand për veshjet e aktores së famshme Audrey Hepburn


Në Londër në qendrën “La Galleria”, u shitën me ankand veshjet e aktores së famshme të kinematografisë, Audrey Hepburn.

Një fustan i zi dhe me tantellë, i firmës Givenchy, të cilin aktorja e veshi në filmin e vitit 1966 “How to steal a million” u shit për 97 mijë e 700 dollarë.

Në ankand u shitën edhe fustane të tjera të aktores, një pjesë e tyre me dizenjator po stilistin legjendar francez Givenchy.

Një tjetër fustan i saj, ai i nusërisë, i firmës Fontana Sisters, të cilin aktorja do ta vishte në martesën e vitit 1952 me James Hansonin, u shit për 18 mijë e 700 dollarë. Kur dasma u anulua, Hepbërn i kërkoi firmës së veshjeve, t’ia jepte atë dikujt “që nuk është në gjendje të blejë një fustan si imi, një vajze të bukur italiane”, citohet të ketë thënë aktorja.

Disa fustane të tjerë të firmës Yves Saint Laurent dhe Valentino, u shitën për 8 mijë dhe 6 mijë dollarë.

Aktorja britanike Audrey Hepburn, lindi më 1929 dhe vdiq në vitin 1993. Ajo pati një karrierë të suksesshme në Evropë dhe më vonë në Hollivud dhe është nderuar me çmimet Golden Globe, Bafta dhe Tony. Ajo ishte edhe një veprimtare e njohur e UNICEF-it.

XS
SM
MD
LG