Lidhje

Gejts viziton komandën e trupave të Natos në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts u takua me komandantët amerikanë në Afganistan, të cilët i ka siguruar se forcat shtesë që do të dërgohen me urdhër të Presidentit Obama do t'u japin atyre mbështetjen e nevojshme për të mundur talebanët. Sekretari Gejts vizitoi sot kompleksin e komandës së trupave luftarake të Natos.

Vizita e Zotit Gejts pason vendimin e zotit Obama për të dërguar së shpejti 30 mijë trupa amerikane shtesë në Afganistan dhe për të filluar pas 18 muajsh tërheqjen duke ua kaluar përgjegjësitë forcave afgane.

Por Presidenti afgan Hamid Karzai tha dje se mund të duhen 5 vjet për të përgatitur ushtrinë dhe policinë afgane që të marrin përgjegjësitë e luftës kundër kryengritësve dhe 15-20 vjet para se qeveria e tij të jetë në gjendje të përballojë koston e operacioneve të sigurisë. //ii

XS
SM
MD
LG