Lidhje

Sekretari Gejts takohet me presidentin irakian



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, u takua me Presidentin e Irakut, Xhalal Talabani dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Bagdad.

Sekretari Gejts mbërriti sot në Irak për një vizitë të panjoftuar më parë, dy ditë pasi një seri shpërthimesh lanë 127 të vrarë dhe 400 të tjerë u plagosën në kryeqyetetin i vendit.

Zoti Gejts do të takohej edhe me Kryeministrin Nuri Al Maliki, por ky i fundit është duke iu përgjegjur pyetjeve të forta në Parlament lidhur me dobësinë e sigurisë në Bagdad.

Sekretari i shtypit i Departamentit të Mbrojtjes, Xhef Morrell, th ase Sekretari Gejts shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e shpërthimeve dhe ofroi ndihmën e nevojshme nga Shtetet e Bashkuara për të hetuat sulmet dhe për të forcuar masat e sigurisë.

XS
SM
MD
LG