Lidhje

Sekretari Gejts takohet me kryeministrin irakian dhe presidentin kurd


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates zhvilloi sot takime kokë-më-kokë me kryeministrin e Irakut dhe Presidentin e rajonit autonom të Kurdistanit, para se të largohej nga Iraku.

Zyrtarët amerikanë që morën pjesë në bisedime thanë se zoti Gates i bëri thirrje kryeministrit Nouri al-Maliki dhe presidentit të rajonit kurd, Masud Barzani të sigurojnë që parlamenti i ri të krijojë pa vonesë një qeveri gjithpërfshirëse menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 7 marsit.

Në komentet para trupave amerikane në një bazë pranë Kirkukut, Sekretari Gates tha se konflikti mes arabëve dhe kurdëve është ndoshta çështja më shqetësuese në Irak por se të dy komunitetet po bëjnë përparim në përpjekjet për të zbutur mosmarrëveshjet.
Ai u tha trupave se forcat ajrore amerikane do të vazhdojnë të luajnë rol edhe pas vitit 2011, kur pritet që trupat amerikane të tërhiqen plotësisht ng Iraku.//lk

XS
SM
MD
LG