Lidhje

Dhoma e përfaqësuesve miraton legjislacionin për mbikqyrjen e sistemit financiar


Dhoma e përfaqësuesve në kongresin amerikan miratoi legjislacionin që do të krijojë autoritetin e ri rregullator për mbikqyrjen e sistemit financiar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dan Robinson njofton se pavarësisht nga disa ndryshime, kjo masë do të garantojë më shumë siguri për investitorët pas krizës financiare të 2008-ës, dhe nëse miratohet nga kongresi dhe nënshkruhet nga presidenti Obama, ai do të përfaqësonte ndryshimet më të mëdha rregullatore që nga koha e reformave të “Marrëveshjes së Re” për miratuara pas Depresionit të Madh.

Miratimi i Aktit për Reformën e Uoll Stritit dhe Mbrojtjen e Kosumatorit me 223 vota pro dhe 202 kundër vjen pas muaj negociatash në kongres mbi rregullat e reja që synojnë shmangien e një krize tjetër financiare si kjo që i solli Shteteve të Bashkuara recesionin më të rëndë që nga vitet 1930.

Legjislacioni synon krijimin e një Agjencie për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit për të mbikqyrur kartat e kreditit, kreditë e shtëpive dhe produkte e shërbime të tjera financiare. Ai i jep më shumë kompetenca rregullatorëve qeveritarë në vlerësimin e rreziqeve të sistemeve.

Republikanët e kundërshtuan njëzëri legjislacionin, duke thënë se ai do të pengonte rritjen ekonomike, do të rriste pa nevojë konston e industrisë financiare, do të zgjeronte burokracinë dhe do të çonte në humbjen e më shumë vendeve të punës në një periudhë recesioni.

Republikani i Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Beinër.

“Ne të gjithë i dimë defiçitet e sistemit tonë rregullator financiar. Megjithatë, mendoj se kolegët e mi demokratë po e kalojnë kufirin me këto masa.”

Shumica demokrate në dhomën e përfaqësuesve e hodhi poshtë përpjekjen e republikanëve për të eliminuar agjencinë për mbrojtjen e konsumatorit.

Kreu i shumicës Steni Hojer tha se amerikanët po i paguajnë shtrenjtë 8 vjetët e politikave anti-rregullatore të ish presidentit Xhorxh W. Bush.

“Kostoja e mosveprimit, dhe mungesës së mbikqyrjes e ngatërron lojën aq shumë sa ato që na kanë zgjedhur ne për t’i mbrojtur nga më të fuqishmit presin që ne t’i ndihmojmë.”

Një numër bankash, industria financiare dhe organizatash biznesi, duke përfshirë Dhomën amerikane të Tregëtisë e kundërshtuan legjislacionin, ndërsa organizatat e konsumatorëve e mbështetën atë.

Megjithatë, miratimi në dhomën e përfaqësuesve përbën një fitore për presidentin Obama. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se senati tani është i zënë me reformën në kujdesin shëndetsor, presidentit do t’i duhet të presë deri vitin e ardhshëm para se të ketë rastin të firmosë një projektligj përfundimtar.

XS
SM
MD
LG