Lidhje

Liqeni i Kraterit, liqeni më i thellë në SHBA

  • America's Parks

Liqeni i Kraterit, liqeni më i thellë në SHBA

Liqeni i Kraterit, liqeni më i thellë në SHBA

I përshkruar si “asnjë vend tjetër në botë”, Liqeni i Kraterit ndodhet në shtetin amerikan Oregon. Me një thellësi prej reth 600 metrash ai është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara. Sipas legjendës, zoti i zymtë i nëndheut ishte i mbërthyer në një betejë të ashpër me zotin e ndritshëm të qiellit. I goditur nga tymi i zjarrit, pluhuri dhe hiri i tij, guri i fundit i themelit të malit të madh shkaku dhe u përmbys, duke lënë të hapur një gropë tepër të madhe.

Retë e tymit mbulojnë diellin. Papritur dita errësohet si të jetë natë.Mali madhështor shpërthen.

Për amerikanët autoktonë që kishn jetuar këtu për më shumë se 8 mijë vjet, zoti i qiellit e kishte hedhur zotin e nëndheut në mbretërinë e zjarrit. Ndërsa shkencëtarët sot thonë se një vullkan masiv kishte shkatërruar majën e kraterit. Me kalimin e shekujve stuhitë e mbushën gropën pasive vullkanike me ujë.

Me një thellësi prej rreth 600 metrash, ai është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara dhe i shtati në botë. Me të drejtë ekskluzive për shfrytëzimin e ujrave të liqenit, anijet e ekskursionit të flotës së parkut kombëtar shëtisin vizitorët nëpër liqen.

Është një udhëtim 2 orësh që i lë turistët të mahniturme bukurinë dhe ngjyrën e kthjellët blu të ujit të tij. Pavarësisht nga emri, Liqeni i Kraterit, ky nuk është një krater i mirëfilltë, por një boshllëk i krijuar nga një mal i shembur.

Për vizitorët e parkut, për soditësit e pejsazhit dhe fotografët, profesionistë dhe diletantë, rruga mbi 50 kilometra përreth liqenit ofron pamje mbresëlënëse. Dhe për skiatorët, dëbora e dimrit këu e bën parkun një vend të përsosur për këtë sport dimëror. Në çdo stinë, ky liqen me ngjyrë safiri, është një bukuri e rallë e shtetit Oregon.

XS
SM
MD
LG