Lidhje

Kryeministri Braun viziton trupat në Afganistan



Kryeministri britanik Gordon Brown tha se muajt në vazhdim do të jenë kritikë ndërsa më shumë trupa ndërkombëtare bashkohen në luftën kundër kryengritësve në Afganistan. Zoti Brown tha gjatë vizitës së panjoftuar sot në Afganistan se forcat ndërkombëtare dhe afgane do të ushtrojnë trysni për të mposhtur Talebanin. Ai u takua me presidentin afgan Hamid Karzai në një bazë ushtarake në Kandahar.

Kryeministri britanik Gordon Brown vizitoi trupat në një zonë të dhunshme të Afganistanit të dhunshme në Afganistanin jugor sot, ku do të dislokohen mijëra forca të tjera të koalicionit.

Më shumë se 9 mijë trupa britanike janë në Afganistanin jugor, shumica në provincën e Helmandit.

"Jam këtu për të falenderuar trupat tona për trimërinë, profesionalizmin dhe dedikimin e tyre. Ky ka qënë një vit i vështirë dhe e di se kemi patur shumë humbje",tha zoti Brown.

Ai e cilësoi moralin e trupave mjaft të lartë por shoti se muajt e ardhshëm do të jenë kritikë.

"Ka një vendosmëri për të mposhtur Talebanin dhe për t’i dobësuar ata. Besoj se do të ketë vendosmëri edhe nga ana e qeverisë afgane për të luajtur një rol më të madh në të ardhmen".

Zoti Brown u takua me presidentin Hamid Karzai dhe anëtarë të tjerë të administratës sot në një bazë ajrore në kandahar ku kryeministri britanik kaloi natën mbrëmë.

Kjo ishte hera e parë që zoti Brown qëndron Afganistan apo Irak.

Stërvitja e forcave afgane të sigurisë dhe trupat shtesë ishin në qëndër të bisedimeve me qeverinë Karzai.

XS
SM
MD
LG