Lidhje

Udhëheqësi suprem i Iranit akuzon opozitën



Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollahu Ali Kamenei akuzoi opozitën se po përpiqet të minojë sistemin islamik dhe po kërcënon themeluesin e Republikës Islamike.

Ajatollahu Kamenei tha sot se protestat e fundit të opozitës ishin të pasjellshme. Televizioni shtetëror transmetoi pamje dhe tha se gjatë protestave kundër qeverisë më 7 dhjetor përkrahësit e opozitës grisën fotografi të Ajatollahut Kamenei dhe themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollahut Ruholla Komeini.

Garda Revolucionare e Iranit bëri thirrje sot për dënimin e demonstruesve që dogjën foto të Ajatohallut të ndjerë. Garda është forca më e fuqishme ushtarake e vendit.

Dje, klerikë konservatorë zhvilluan mitingje në qytetet kryesore ku denoncuan studentët pro-reformatorë që organizuan protestat anti-qeveritare.

Në qytetin e shenjtë të Komit, kleriku Ajatollah Ahmad Katami akuzoi opozitën se po përpiqet të shkatërrojë sistemin islamik të vendit.

XS
SM
MD
LG