Lidhje

U kushtohet vëmendje burimeve alternativë të energjisë


Shumica e specialiatëve të sektorit energjitik i konsiderojnë burimet e energjisë jo-fosile si suplemetare dhe jo si një burim alternativ. Kjo për faktin se edhe pse zhvillimi i tyre po zgjerohet me shpejtësi, ato aktualisht sigurojnë më pak se sa 1 për qind të të gjithë konsumit të energjisë. Richard Jones është zëvendësdrejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkëmbëtare të Energjisë. Ai foli kohët e fundit në Institutin Baker të Universitetit Rise në Huston të Teksasit.

"Teknologjitë moderne të rinovueshme shtohen, në fakt, ato përjetojnë ritmin më të madh të rritjes, por pjesa e tyre në përdorimin e përgjithshëm të energjisë është sot kaq e vogël, sa që deri në vitin 2030 ato do të përbëjnë vetëm dy për qind të energjisë së përdorshme".

Austini, kryeqyteti i Teksasit, është një vend ku energjia e rinovueshme ka patur një ndikim shumë më të madh. Ky qytet me rritje të madhe e merr një të dhjetën e enegjisë elektrike nga turbinat e erës në pjesën perëndimore të shtetit.

Roger Duncan është menaxher i përgjithshëm i kompanisë Austin Energy.

"Ne e marrim 10-12 për qind të energjisë nga ajo e rinovueshme dhe pjesën tjetër nga qymyri, nga energjia bërthamore dhe nga gazi. Ne kemi plane për ta sigruuar 30 për qind të energjisë sonë nga ajo e ripërtëritshme deri në vitin 2020".

Energjisë do të vazhdojë të prodhohet kryesisht nga karburanetet fosile në dekadat që vijnë, por zoti Duncan thotë se ndryshimi ka filluar.

"Karburantet fosile sot janë të lira, por kosto e tyre është në rritje dhe ne presim që ajo të rritet, për shkak të kufizimeve të karbonit; një pjesë e energjive të ripërtërishtme sot janë të kushtueshme, por kosto e tyre po bie dhe ne presim në disa vjet, apo dekada të paktën që kostoja e tyre të bjerë në mënyrë të ndjeshme".

Qeveria amerikane subvencionon balancimin e kostos së vërtetë të burimeve energjitike, por bazuar në energjinë e prodhuar, këto subvencione janë shumë më të larta për energjinë e rinovueshme se sa për naftën, gazin dhe qymyrin.

Eknomisti i Institutit Baker Ken Medlock thotë se publiku ka nevojë të kuptojë se zhvillimi i energjisë alternative përmes programeve qeveritare nuk është pa para.

"Kjo do të kushtojë dhe në fund të ditës, në se e nxit së tepërmi këtë çështje, kostoja do të rritet edhe më tej dhe kush do të paguajë për këtë? Njerëzit e thjeshtë".

Zoti Medlock thotë se zhvillimi i burimeve të rigjenerueshme të energjisë ka kuptim në fund të fundit, sepse karburantet fosile nuk mund të zgjasin për jetë, por ai mendon se qeveria duhet t’i trajtojë ato ndryshe.

Në dekadat e ardhshme të tranzicionit, thotë Ken Medlok, SHBA mundet të bazohen tek gazi i bollshëm natyral, që digjet duke shkaktuar 50 për qind më pak ndotje se sa qymyri, por ai shton se përparimet e shpejta në efektshmërinë e energjisë diellore, mund ta shkurtojnë kohën.

"Në një moment të caktuar, energjia diellore i konkurron të tjerat dhe kur kjo ndodh, ne nuk kemi më nevojë për një politikë për të zgjedhur energjinë diellore kundrejt një lloji tjetër energjie, sepse ajo diellore do ta fitonte garën".

Zoti Medlok dhe ekspertë të tjerë thonë se ka edhe një alternativë tjetër të madhe si për karburantet fosile, edhe për ato të rigjenerueshme dhe se kjo është ruajtja e energjisë përmes automjeteve më të efekshme, ndërtimit më mirë të shtëpive dhe ndërtesave të zyrave, si dhe metoda më të mira për monitorimin e përdorimit të energjisë. (ze)

XS
SM
MD
LG