Lidhje

Puna e një trajneri futbolli në shkollën Dunbar të Uashingtonit


Uashingtoni është i mirënjohur si qendra e politikës ndërkombëtare. Por Uashingtoni është gjithashtu edhe qyteti i kontrasteve, ku lagjet e pasura ndajnë kufijtë me lagjet e varfëra. Kjo është historia e një trajneri futbolli në një lagje të varfër të qytetit, i cili përpiqet të ndihmojë nxënësit e ekipit të futbollit të realizojnë synimet e tyre në fushën e futbollit dhe në jetën e përditëshme.

Qielli i mbushur me re dhe era nuk i pengon anëtarët e ekipit të futbollin Crimson Tide të shkollës së mesme Dunbar që të stërviten.

Orët kalojnë, fillon të bjerë muzgu dhe lojtarët janë ende në fushë duke u stërvitur nën kujdesin e vazhdueshëm të trajnerit të tyre, Kreg Xhefris, i cili motivon lojtarët e ekipit Crimson Tide.

"Praktika është e rëndësishme. Përpiqesh të zhvillosh strategjinë e lojës. Të jesh efikas në shfrytëzimin e kohës dhe të ekzekutosh strategjinë me qëllim që të fitosh”.

Trajneri që stërvit mbrojtjen, Toni Li, thotë se seancat e stërvitjes janë edhe një mundësi për të përgatitur lojtarët për jetën pas shkollës së mesme.

"Futbolli u mëson atyre elementet esenciale të disiplinës. I njeh ata me karakterin dhe i ndihmon ta zhvillojnë atë. U zhvillon atyre edukatën punës si ekip. Të gjithë elementët e nevojshëm që u duhen për të konkuruar në jetë”.

Me udhëzimet e trajnerit Xhefris dhe ndihmësve të tij, Crimson Tide ka fituar tetë kampionate në 12 vjetët e fundit. Disa nga ish lojtarët e trajnuar nga Jefferies, si Vernon Dejvis, janë bërë lojtarë profesionistë të Ligës Kombëtare të Futbollit të Shteteve të Bashkuara.

"Vernon Dejvis ishte lojtari tipik që ne kishim në mendje. Ai punonte sistematikisht dhe ishte nxënës i mirë. Po ashtu atlet i mirë që vraponte shpejt”.

Por është tepër e vështirë që këta atletë të bëhen futbollistë profesionistë, prandaj Xhefris dhe ndihmësit përpiqen që këta nxënës të përmbushin të gjitha kërkesat e programeve në të gjitha lëndët. Disa nga këta atletë vinë nga familje me të ardhura të pakta dhe u duhet të punojnë për të ndihmuar familjet. Një prej tyre është Ikim Pingshav.

"Punoj në ditët e fundjavës. Mësoj dhe bëj detyrat çdo ditë nga e hëna deri të premtem pas mësimit. Gjithashtu stërvitem edhe në fushën e futbollit”.

Por për lojtarë si Pingshav, gjithë kjo përpjekje ia vlen.

Trajneri Kreg Xhefris ka lujatur vetë futboll si gjysmë profesionit kur ndiqte kolegjin në vitet 80-të. Ai filloi të punonte si ndihmës trajner në shkollën e mesme Dunbar, para se të bëhej trajneri kryesor i ekipit të futbollit. Një nga ndihmësit e tij, Toni Li, thotë se pasioni i Kreg Xhefris për futbollin dhe ndihma që u jep ai këtyre fëmijëve pasqyrohet në rezultatet e tyre në mësime dhe në sport. Lojtarët dhe trajnerët e shkollës së mesme Dunbar duket se kanë gjetur formulën e suksesit. (ze)

XS
SM
MD
LG