Lidhje

Abkazi: Sergei Bagapsh rizgjidhet president i rajonit seperatist


Rajoni separatist i Abkazisë në Gjeorgji rizgjodhi presidentin Sergei Bagapsh, në zgjedhjet që u vlerësuan nga Rusia por që debatohen nga opozita për manipulime.

Komisioni elektoral i rajonit, tha sot se zoti Bagapsh kishte marrë 59 presje 4 përqind të votave ndërsa sfiduesi i tij kryesor, nënpresidenti Raul Kazimba 15 presje 4 përqind.

Zgjedhjet, ku merrnin pjesë pesë kandidatë ishin të parat që kur Rusia njohu pavarësinë e rajonit pas luftës me Gjeorgjinë në gusht të vitit 2008. Nikaragua dhe Venezuela janë të vetmet vende që kanë njohur pavarësinë e Abkazisë.

E drejta e votës ishte e kufizuar vetëm për ata që kishin pasaportë të Abkazisë duke përjashtuar gati 40 mijë gjeorgjianë etnik. Gjeorgjia i dënoi zgjedhjet si të paligjshme . //mm//

XS
SM
MD
LG