Lidhje

Karriera artistike e këngëtares kanadeze Ana Mëri


Artistja kanadeze An Mëri,ka shkruar një autobiografi të re me titull “Gjithshka rreth meje”. Këngëtarja 64 vjeçare thotë se ajo është mirënjohëse për gjithçka ka arritur në jetë, por karriera e saj 41 vjeçare, gjithsesi ka ndikuar në marrëdhëniet me fëmijët e saj. An Mëri, ka arritur kulmin e suksesit të saj me albumin “Snowbird”, i cili është shitur në 54 milion kopje anembanë botës në vitin 1984.

Ana Mëri është e para artiste që pranon se karriera e saj 41 vjeçare si këngëtare, mund të kishte marrë një drejtim krejt të ndryshëm:

“ Çdo gjë ishte kundër meje. Vija nga Nova Skoshia në Kanada, dhe kur isha fëmijë, ishte një ëndërr e parealizuar për mua që të mund të kisha një karrierë si ajo që pata. Por gjërat nisën, dhe ecën në drejtimin e duhur”.

Ajo ka shkruar një autobiografi të re me titull “ Gjithshka rreth meje”. Ky libër ishte një ide e hershme e saj, por përpara se jepte librin për botim, ajo ua dha atë për t’a lexuar dy fëmijëve të saj. Vajza e saj, Dawn Langstroth, pati disa kritika për librin.

“Vajza ime tha: Ti ke pasur një jetë shumë private, e ka mbajtur të tillë për vite me rradhë, pse papritur do që të shkruash për jetën tënde, që t’a lexojnë të gjithë”.- thotë zonja Mëri

Murray ka shkruar për divorcin e saj nga burri i saj Bill Langstroth, dhe ajo thotë se këtij kapitullitë jetës së saj ishte shumë e vështirë qët’i rikthehej.

Këngëtarja e madhe thotë se nëse do të kishte mundësinë t’i rikthehej sërish karrierës së saj, do të ndryshonte mjaft gjëra sidomos në çështjen e rritjes së fëmijëve të saj.

“ Unë i kam marrë të dy fëmijët e mi nëpër turne, dhe të dy kanë probleme me dëgjimin, si pasojë e muzikës dhe zhurmës së lartë gjatë koncerteve apo provave. Të dy nuk mund të fluturojnë nga problemet me veshët. Gjithashtu ka qenë e rëndë për mua që t’i lija fëmijët , por e kam bërë. Dhe ata e kanë ndierë mungesën time.” - thotë ajo

Mëri ishte këngëtarja e parë kanadeze e cila u rendit e para në klasifikimin amerikan, dhe që fitoi një disk të artë për albumin e saj “Snowbird”.Ajo pati një sukses të madh në muzikën pop, kantri, dhe folk, duke frymëzuar dhjetra këngëtare të tjera kanadeze me shembullin e saj, si Alanis Morissete, Sarah mcLachln, Shania Twain etj. Por bie në sy fakti që ajo nuk përmend Celione Dion.

Mëri ishte e para artiste femër, dhe e para kanadeze, që fitoi çmimin albumi i vitit për muzikën kantri në vitin 1984. Albumi i saj u shit në rreth 54 milion kopie anembanë botës. Ajo thotë se është mjaft mirënjohëse për karrierën e saj.

“ Kam 41 vjet që këndoj, por jam e lumtur që ndjehem mirë që nuk dua më rtë kem këtë punë. Nuk e idja se do të arrija në këtë pikë, që ndonëse mund të këndoj, nuk dua t’a bëj më këtë profesion”. – thotë ajo. //mm//

XS
SM
MD
LG