Lidhje

SHBA: Gjykata e Lartë refuzon çështjen e katër britanikëve


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk ka pranuar ta marrë në shqyrtim apelin e 4 britanikëve, të cilët pretendojnë se janë torturuar në qendrën amerikane të burgimit në Guantanamo dhe se janë bërë objekt ngacmimesh gjatë praktikimit të besimit.

Gjykata e Lartë e hodhi sot poshtë kërkesën e tyre.

4 shtetasit britanikë u mbajtën për 2 vjet nga ushtria amerikane në Guantanamo, para se të ktheheshin në Britani në vitin 2004. Ata kanë ngritur pretendimin se ishin torturuar në mënyrë sistematike gjatë mbajtjes në Guantanamo. Në një incident, thonë ata, një kopje e Kuranit ishte hedhur në tualet.

Presidenti amerikan Barak Obama ka dhënë urdhër për mbylljen e qendrës së burgimit, por ka pohuar se administrata nuk do ta përmbushë dot afatin për mbylljen e Guantanamos në janar 2010. //ii

XS
SM
MD
LG