Lidhje

NASA dërgon një teleskop të ri në hapësirë


Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, dërgoi një teleskop të ri në hapësirë, që do t’i lejojë shkencëtarët ta shohin universin më nga afër se kurrë më parë. Sateliti i NASA-s WISE u nis sot drejt orbitës nga baza ajrore e Kalifornisë, Vanderberg.

Zyrtarët e NASA-s thonë se WISE do të lëvizë rreth Tokës, duke e skanuar qiellin një herë e gjysëm brenda 9 muajsh, me rreze infra të kuqe dhe duke fotografuar ndriçimin e miliona objekteve.

Shkencëtarët presin që teleskopi të zbulojë objekte kozmike të fshehura, si yje, asteroide dhe galaktika të tjera. Lëshimi i satelitit u shty të premten, pasi inxhinerët patën disa probleme, por zyrtarët thanë se nisja sot u bë normalisht.

Teleskopi i ri do qëndrojë në orbitë mbi 500 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës. //ii

XS
SM
MD
LG