Lidhje

Nju Jork: ekspozohen rikonstruksionet e vizatimeve të Da Vinçit


Në një ekspozitë të hapur këto ditë në Nju Jork janë ekspozuar rikonstruksionet e vizatimeve të Leonardo Da Vinçit, shumë prej tyre të panjohura më parë nga publiku.

Da Vinçi ishte një gjeni me talente të shumta. Ai ishte shkencëtar, matematicien, inxhinier, anatomist, piktor, botanist, shpikës dhe muzikant.

Këtë herë, kompania italiane Leonardo 3, që zbaton projektet e Da Vinçit, ka sjellë në ekspozitë disa nga vizatimet e instumenteve muzikore të mjeshtrit, të zbatuara në objekte konkrete. Një prej tyre është edhe një violë-klavikordë një kombinim i tastjerës së klavikordës me tingullin e violës.

Ky instrument mund të luajë akordet, ashtu si pianoja, që nuk ekzistonte në kohën e Leonardos. Në ekspozitë instrumenti i Da Vinçit luhet nga Edoardo Zanon, i cli udhëhoqi ekipin që e krijoi atë. Ai thotë se procesi i zbatimit në praktikë të vizatimeve të Leonardo da Vincit nuk është dhe aq e thjeshtë, sa mund të mendohet, sepse ato kanë shumë detaje, të cilat duhen pasqyruar.

Instrumenti është projektuar në mënyrë të tillë, që i lejon muzikantët t’i bien atij ndërsa ecin. Ekspozita e titulluar “Punishtja e Leonardo Da Vinçit:” do të qëndrojë e hapur në në sheshin Times Square të Nju Jorkut deri në mars të 2010-ës. //ii

XS
SM
MD
LG