Lidhje

Dubai i zhytur në borxhe merr paketë ndihmash


Dubai, ky vend i Gjirit Persik me shumë borxhe, po merr një paketë ndihmash të minutës së fundit, që mund të lehtësojë shqetësimet e investitorëve në mbarë botën.

Zyrtarët thanë sot se paketa e ndihmës prej 10 miliard dollarësh është ofruar nga Abu Dabi. Të dy vendet bëjnë pjesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmi u bë i njohur në të njëjtën ditë, kur Kompanisë Shtetërore Dubai World iu kërkua të paguajë këstin prej 3,5 miliardë dollarësh të borxhit të tij. Kjo kompani muajin e kaluar bëri që tregjet e aksioneve të bien ndjeshëm, pasi deklaroi se nuk do të mund ta paguante në kohë huanë prej 60 miliardë dollarësh.

Analistët druheshin se mospagimi i borxhit mund të çonte në një tjetër goditje për ekonominë globale.

XS
SM
MD
LG