Lidhje

Klinton: Politikë pragmatike për të drejtat e njeriut në botë


Fjalimi i zonjës Klinton në universitetin Xhorxhetown këtu në Uashington ishe ndoshta mesazhi më i detajuar deri më sot i politikës së qeverisë amerikane mbi të drejtat e njeriut . Ajo premtoi angazhimin për të avancuar të drejtat e njeriut në botë duke i cilësuar përpjekjet si të zgjuara, strategjike, të palëkundura dhe afatgjata.

Zonja Klinton tha se angazhimi i adminstratës së presidentit Obama për të drejtat e njeriut fillon tek standartet universale dhe me mbajtjen përgjegjëse të të gjitha vendeve rreth këtyre standateve, përfshi Shtetet e Bashkuara. Ajo theksoi urdhërat ekzekutivë të presidentit Obama në ditën e tij të dytë në Shtepinë e Bardhë duke ndaluar torturën nga zyrtarët amerikanë dhe mandatuar mbylljen e burgut në Guantanamo, në Kubë.

Duke theksuar nevojën për fleksibilitet në shtimin e rezultateve, zonja Klinton tha se kritika publike është shpesh mënyra më e mirë si në rastin e grushtit të shtetit në mujain qershor në Honduras dhe dhuna kundër protestuesve në Guine. Por ajo tha se negociata të drejtpërdrejta dhe të forta me dyer të mbylluara kanë më shumë shanse për të shënuar përparime të drejtave të njeriut në shtete si Kina dhe Rusia vende me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë një agjedë komplekse.

“Në Kinë, ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Tibet dhe Xinjiang, për lirinë e shprehjes dhe besimit, për shoqërinë civile dhe organizatat fetare që ato kryejnë veprimtaritë e tyre brenda korrnizës ligjore. Ne besojmë se ata që mbështesin në rrugë paqësore reformimin brenda kushtetutës nuk duhet të dënohen. Kur flitet për Rusinë, ne hidhërohemi për vrasjen e gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbështesim individët kurajozë që punojnë për demokracinë në rreziqe të mëdha.”

Zonja Klinton tha se supozimi që Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin ose të drejtat e njeriut ose interesin kombëtar në marrëdhëniet me dy vendet e tjera, është i gabuar. Po ashtu gabim është edhe supozimi që vetëm izolimi dhe shtrengimi janë mjete efektive për të ndikuar në ndryshimet demokratike. Ajo tha se me Iranin, administrata e presidentit Obama ka ofruar që të negociojë direkt me Teheranin për programin e tij bërthamor, ndërkohë që ka shprehur solidaritet në të njëjtën kohë me njerëzit brenda Iranit që po luftojnë për ndryshime demokratike.

Një një seancë me pyetje përgjigje me studentët pas fjalimit të saj, zonja Klinton pranoi se politika me Iranain është një akt i balancuar...duke u munduar të sigurojë që mbështetja Amerikane për lëvizjen pro dremokratike nuk nënvlerëson legjitimitetin e vet protestave.

“Është shembull i mirë i një vendimi të vështirë. Pas zgjedhjeve dhe reagimit të menjëhershëm nga populli që u ndjenë se zgjedhjet ishin manipuluar, ne morën në konsiderata serioze mënyrën që ne do të mbështesnim ata që po rrezikonin jetën me protestat në rrugë. Ne deshëm të shprehnim një mbështetje të qartë. Por nuk deshëm të zhvendosnim vëmendjen nga shqetësimet legjitime në Shtetet e Bashkuara sepse ne nuk kishim të bënim me reagimet spontane që u shtuan kundër veprimeve të qeverisë iraniane.”

Zonja klinton përsëriti theksin e administratës në luftën kundër trafikut njerëzor dhe abuzimin e të drejtave të tjera që ndikojnë thellësisht tek gratë. Ajo përmendi vizitën e saj në muajin gusht në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, të cilën e quajti skenë e llahtarshme të dhunës seksuale dhe gjinore kundër grave të zhvendosura nga konflikti atje.

Ajo tha gjithashtu se administrata ka shtuar veprimtarinë për sa i përket të drejtave të njeriut për homoseksualët, duke përmendur opozitën e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj projekt rezolutave në Uganda që jo vetëm do të quanin krim të qenurit homoseksual por do të vendosnin dënimin me vdekje ndaj tyre. //kh//

XS
SM
MD
LG