Lidhje

Kopenhagë: Policia përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve


Në Kopenhagë, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinjt e gomës kundër qindra protestuesve, që përpiqeshin të çanin barikadat e ngritura përreth godinës ku zhvillohet konferenca e OKB-së për klimën.

Autoritetet njoftuan për më shumë se 200 arrestime në periferi të qendrës Bella. Brënda në qendër, veprimtarët zhvilluan një protestë ndënjur në shenjë proteste kundër dëbimit të anëtarëve të një grupi ambjentalist, që sipas tyre kishin marrë leje, por u ishte mohuar hyrja aty.

Konferenca përfundon punimet të premten por negociatorët thonë se deri tani nuk është rënë dakord rreth niveleve të reja për pakësimin e gazit karbonik ose për financimin e përpjekjeve të vendeve të varfëra për të përballuar ndryshimet klimatike.

Zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara për klimën, Yvo De Boer tha se ministrat e mjedisit të mbledhur në Kopenhagë kanë bërë përparim të mirë në një numër fushash, por ai shtoi se ky përparim nuk është i mjaftueshëm. //ii

XS
SM
MD
LG