Lidhje

OKB: Përparimi në Kopenhagë, ende i pamjaftueshëm


Zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara për klimën, Yvo De Boer tha se ministrat e mjedisit të mbledhur në Kopenhagë kanë bërë përparim të mirë në një numër fushash, por ai shtoi se ky përparim nuk është i mjaftueshëm.

Në Konferencën Kopenhagës ende nuk janë zgjidhur disa çështje të rëndësishme: si të verifikohet ulja e emetimit të gazrave të dëmshëm në Kinë dhe në vende të tjera në zhvillim.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të pasura po kërkojnë që të bihet dakord për njëmënyrë, e cila do të verifikonte këto ulje. Kina kërkon të mbikqyrë angazhimin e saj, madje thotë se vendet e pasura kanë detyrimin që të japin edhe më shumë ndohma financiare për ekonomitë e reja të tregut.

Yvo De Boer, Sekretari Ekzekutiv për Konventën Kornizë të OKB-së mbi ndryshimet klimatike, thotë se delegatët ndodhen në një moment shumë të rëndësishëm dhe kanë përpara shumë punë për të bërë.

"konkretisht, objektiva ambicioze për uljen e emetimeve, angazhimin e ndjeshëm të vendeve në zhvillim, dhe ndihma të mëdha financiare të menjëhershme për vendet në zhvillim, që këto të fundit t’iu përshtaten ndikimeve të ndryshimeve klimatike”.

Kina është vendi më i madh në zhvillim i botës.

Kina akuzon vendet në zhvillim se po tërhiqen nga premtimet për të ndihmuar vendet e varfëra në luftën kundër ngrohjes globale. Pekini e konsideron ndihmën financiare si një kusht kyç për suksesin e bisedimeve të Kopenhagës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon bëri këtë paralajmërim.

“Ka ardhur koha t’u jepet fund kritikave dhe të fillohen ofertat se ç’mund të bëjnë si vendet e zhvilluara edhe vendet në zhvillim”.

Zoti Ban tha se mbetet ende optimist megjithëse me rezervë se negociatorët do të bëjnë përparim dhe shtoi.

“Mos-arritja e një marrëveshjeje, do të ishte një gabim serioz për negociatorët dhe udhëheqësit e pranishëm në konferencë”.


Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ra dakord që në periudhën 2010-2012 t’u japë vendeve në zhvillim një shumë prej 3.6 miliardë dollarë çdo vit për financimin e marrëveshjes së klimës. Por vendet e pasura jashtë BE-së nuk ndoqën shembullin e tyre.

Ekspertët thonë se deri në vitin 2020 do të nevojiten mbi 100 miliardë dollarë në formë ndihmash vjetore. //ii

XS
SM
MD
LG