Lidhje

Moska akuzon Uashingtonin për programin START



Rusia po i akuzon Shtetet e Bashkuara se po pengojnë përparimin në arritjen e një marrëveshjeje për Traktatin e Armëve Bërthamore.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov fajësoi sot negociatorët amerikanë për ngadalësimin e përpjekjeve dhe shtoi se nuk pret të nënshkruhet një marrëveshje mes presidentit rus Dmitri Medvedev dhe atij amerikan Barak Obama kur ata të marrin pjesë nesër në takimin e Kombeve të Bashkuara për klimën në Kopenhagë.

Ministri rus i bëri thirrje Washingtonit për pakësim më të madh të arsenalit të armëve bërthamore dhe më pak ndërhyrje me masa verifikuese se sa ato të traktatit aktual. Negociatorët amerikanë dhe ata rusë kanë punuar për një marrëveshje, e cila do të zëvendësonte Traktatin për Pakësimin e Armëve Strategjike Start, të vitit 1991. Synimi është të arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit.

Traktati i ri do të kërkonte pakësimin e mëtejshëm të arsenalëve bërthamorë rusë dhe amerikanë, si dhe të sistemeve të tyre të hedhjes. Moska ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron më që inspektorët amerikanë të vëzhgojnë uzinën kryesore të raketave në vend, ndërsa Washingtoni thotë se do ta vazhdojë transparencën e tanishme dhe masat e verifikimit.//rd//

XS
SM
MD
LG